Çështja e sigurisë dhe fushat e skuadrave që do të garojnë këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar ishin fokusi i një mbledhjeje që FSHF organizoi me klubet në prag të edicionit të 10 të kampionatit, i cili starton këtë të premte.
Federata Shqiptare e futbollit konfirmoi se policia nuk do të jetë brenda në impiantet sportive, gjë që ka qenë shpesh motiv për irritimin e tifozëve.
Klubet do të jenë të detyruara që të kontaktojnë polici private për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjeve. FSHF nënvizoi fort edhe çështjen e stadiumeve dhe klubeve që nuk kanë për momentin një fushë ku të luajnë
Federata Shqiptare e Futbollit diskutoi me klubet edhe për krijimin e Ligës Profesioniste, nismë për të cilën shumë shpejt do të bëhen edhe hapat e parë për krijimin e saj. Kategoria Superiore do të startojë në ditën e premte në 17 gusht me supersfidën mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Top Channel