Rafael Nadal rikthehet të fitojë një turne “Masters” në fushë çimentoje pas 5 vitesh.
Në Masterin e Torontos, numri një i renditjes botërore i dha fund ëndrrës së talentit grek Tsitsipas, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të tij të lindjes, duke e mundur atë në finale me rezultatin 2-0 për të regjistruar kështu edhe titullin e 33-të në turnetë “Masters”, një rekord më vete për majorkezin.
Seti i parë nuk pati histori, me Nadalin që e dominoi totalisht atë, duke e fituar me rezultatin 6-2. Në fillimin e setit të dytë u pa e njëjta pamje si e setit të parë, me Nadalin që nuk i linte asgjë kundërshtarit të tij, duke fituar dy “game”-t e para të tij, për të marrë kryesimin në 2-0.
Megjithatë, në këtë set pati një reagim të Tsitsipas, që vendosi të rezistojë më shumë kundrejt 32-vjeçarit.
Në “game”-n e 9, Nadal shërbente me rezultatin 5-4 në favor, duke bërë të mendohej se gjithçka do të ishte një formalitet, por në këtë moment, numri një i botës befasoi dhe e humbi këtë “game”, duke i dhënë mundësi Tsitsipasit që të barazojë shifrat në 5-5.
Greku ishtë shumë pranë fitimit të setit pas fitores së “game”-t të 11, por Nadal bëri të mundur që ky set të shkojë në “tiebreak”, të cilin arriti ta fitojë për të mbyllur fraksionin e dytë të lojës 7-6 dhe krejt sfidën 2-0.
Top Channel