Të pikturosh mbi atlete; 19 vjeçari nga Berati që thyen çdo rregull të artit

13/08/2018 12:39

Edliri është 19 vjeç, ai sapo ka përfunduar liceun artistik në qytetin e Beratit për pikturë. Busulla e tij e orientimi në pikturë është Leonardo Da Vinci, pasi sipas Edlirit, Da Vinçi nuk është vetëm piktor, por gjithçka-ditës.

“Më shpejt kam mësuar të pikturoj se sa të shkuraj emrin tim. ka qenë mosha 5-6 vjeçare kur unë kam filluar të pikturoj, dhe gjëja e parë që kam bërë kanë qenë njerëzit”, shprehet Edliri.

Djali i ngjyrave të forta është vlerësuar me disa çmime brenda dhe jashtë shtetit. Në ekspozitat e qytetit të lindjes ka rrëmbyer dy herë çmimin e pare. Pikturat e tij janë prezantuar në galëri jashtë kufijve si Rio de Janiero, Spanja dhe Stambolli.

“Në Stamboll të Turqisë, jam vlerësuar edhe me çmimin e dytë. Fabula e kësaj pikture është që lulja është diçka e pastër, është diçka e bukur dhe personi këtu në telajo është duke mbjellur lule në kokë”, shprehet ai.

Edlir thyen çdo rregull të artit klasik. Ai pikturon ku të mundet. Në atlete, gurë, pjatë, dhe telajo.

“Nuk dua që të jem një artist që të rri brenda një kornize. Më ishin prishur një palë atlete e mia që i kisha shumë përzemër. Kështu që mendova si t’i rregulloj dhe më vajti mendja pse të mos i pikturoj. Pastaj është pikturimi në miniatur që është nëpër pllaka guri, druri”, tregon Edliri.

Vizitorët që shijojnë bukuritë e Beratit njihen edhe me artin e Edlirit. Mer një copë tjegull dhe pikturon mbi të peisazhin e qytetit 2400 vjecarë.

Rudina Muça: Edlir, tani jemi në sezonin turistik që do të thotë Berati prej shumë qytetarë vendas dhe të huaj. Çfarë i ofron t’i me artin tënd vizitorëve?

“Fillova që të bëj artin në rrugicat e Beratit. Studimet universitare dëshiroj që t’i vazhdoj për aktor regjizor sepse unë kam lindur piktor”, përgjigjet ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA