Disa nga filmat më të mirë të kinematografisë shqiptare janë realizuar falë talentit të operatorit Ilia Terpini. Tani pas vdekjes së operatorit, që nuk pushoi kurrë së filmuari, i biri ka menduar të mbledhë dhe tregojë gjithë punën e të atit.

Në vitet ’20, Ilia Tërpini, zbuloi dashurinë e tij për objektivin. Ndërkohë që sot, kur ai nuk është më midis nesh ka lënë një pasuri të tërë arkivore ndodhet në studion dhe në arkivin e tij personale.

Në studion e tij, i biri Zhani Tërpini ruan një pjesë të aparateve të shumtë të të atit. Kasetat e tij të xhirimeve, apo filmat e vjetër.

“Këto janë një pjesë e aparateve apo arkivit që ka përdorur babi prej vitesh, mirëpo tani kur i shikon kështu në këtë lloj mënyre si të heshtura si të fjetura duket sikur kush do t’i përdorë këto më tej?”, thotë Zhani Tërpini.

Ilia Terpini filmoi filmat e njohur “Dimri i fundit”, “Ballë për ballë”, “I teti në bronx”, “Mësonjëtorja”, “Flutura në kabinën time”. Ndërsa pas viteve 90 një pjesë e mirë e punës së tij ju kushtua dokumentarëve.

“Ai thonte unë jam 20 vjeç, 30 vjeç.Por këtë moshë ai e mbajti tërë jetën derisa ndërroi jetë. Mund të them që babai im ishte aktiv. E kishte si fiskulturë momentin që xhironte”, tregon Zhani Tërpini.

Poeti i ekranit dhe mjeshri i detajeve la pas rreth 27 filma artistikë, e shumë dokumentarë. Një pjesë e mirë e xhirimeve të tij në momente historike edhe pas viteve 90 nuk janë shfaqur ende. I biri premton t’i futet një pune seleksionuese për një museum kushtuar atij.

“Duke parë dokumentet dhe arkivin e babit. Një pjesë janë të shkruajtura dhe pjesa tjetër jo, duhet bërë një seleksionim nga ana ime, që mbasi të zgjidhen të tëra të zgjedh pjesët më pikante dhe pjesët që nuk janë shfaqur, dhënë apo dokumentuar”, Zhani Tërpini.

Qëllimi është shumë i thjeshtë. Brezi i ardhshëm të shijojë punën e një krijuesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA