Një ndër problemet shëndetësore më të theksuara që shpesh nis herët tek të moshuarit, janë problemet me shikimin, vështirësia për të lexuar apo edhe deri për të ecur.

Por ajo që e bën më tepër shqetësuese është mungesa e vizitave të syve tek okulisti, dhe blerja e syzeve që u lehtësojnë shikimin në rrugë. Kjo për shkak të pamundësisë financiare.

Një tregtar thotë se i orienton blerësit të blejnë syzet, duke ua përllogaritur numrin në varësi të moshës.

Okulistët thonë se syzet e rrugës, ndonëse u zmadhojnë shkronjat për të lexuar, e të moshuarit i dallojnë më mirë, por në fakt u dëmtojnë më keq shikimin, duke shkaktuar pasoja të pariparueshme.

Sipas mjekes okuliste, të moshuarit duhet të bëjnë vizita të syve një herë në tre muaj.

Një studim i bërë nga rrjeti “Mosha”, vlerëson se 41% e të moshuarve të anketuar, raportojnë dëmtim të shikimit. Por ajo çka e bën edhe më shqetësuese situatën, është se vitin e fundit, vetëm 25% e të moshuarve kishin bërë kontrolle të syve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA