Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të vendit, kryesisht në zonë verilindore të vendit si si Buliqizë, Burrel, por edhe në Lezhë, Tiranë e Durrës. Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë edhe në qytetin e Beratit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 5,1 me epiqendër 10 km në lindje të Burrelit, 38 km në verilindje të Tiranës, me thellësi 24 km.

  930 tërmete për një muaj, lëkundja e fundit te Kepi i Rodonit

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Malin e Zi, Kosovë, Maqedoni, sipas EMSC, Qendrës Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë, lëkundjet janë ndjerë edhe në Bosnjë-Hercegovinë.

Deri në këto momente nuk janë raportuar dëme materiale.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA