Suksesi 2-1 ndaj Leicester Cityt në premierën e këtij sezoni në kampionatin anglez, e vendosi në rrugën e duhur fushatën e Manchester United që shpreson t’i sjellë titullin.

Por, objektivat e dështuara në merkato nuk i kursyen polemikat nga trajneri Jose Mourinho, në një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj drejtuesve të “djajve të kuq”.

Në mbrëmjen që i dha Paul Pogbasë shiritin e kapitenit, një gol me penallti dhe vlerësimet e teknikut portugez, pati vend edhe për kritika ndaj shefit ekzekutiv të klubit, Ed Woodward.

“E gjej veten në një situatë, në të cilën mendoja se nuk do të isha në nisjen e Premier League, me merkaton e mbyllur. Për ne do të jetë kampionat i vështirë, pasi kisha plane të tjera, që i kisha bërë prej muajsh. Por, ky është menaxhimi në futboll. Do të duhet gjithsesi të presim muajin nëntor apo dhjetor, për të kuptuar nëse mund të rivalizojmë për titullin, ose në të kundërt të besojmë vetëm atë që thonë opinionistët”, tha Mourinho.

Braziliani Fred, Diogo Dalot dhe Lee Grant ishin goditjet e vetme të “djajve të kuq” në sesionin e kësaj vere të merkatos, por tekniku i Manchester United shpreson se do të shfrytëzojë potencialin që ka.

“Pogba ishte një monstër në fushë, ishte fantastik me lojën e tij. Mendova se do të luante ndoshta një orë, por ai e tejkaloi parashikimin”, tha Mourinho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA