Certifikatat, një lajm i mirë për shqiptarët jashtë vendit

10/08/2018 15:03

Certifikatat e lindjes apo familjare për shqiptarët jashtë vendit nuk do të ofrohen vetëm në Itali po dhe në 12 shtetë të tjera të botës.

Lajmi bëhet i ditur nga ministria e Jashtme ku thotë se shtohen shërbimet për shtetasit shqiptarë jashtë territorit.

“Tashmë shtetasit shqiptarë me rezidencë në këto vende mund të tërheqin Certifikatën e Lindjes ose Familjare nëpërmjet Përfaqësive të RSH-së në: Vjenë, Sofje, Pragë, Budapest, Prishtinë, Zagreb, Tokio, Podgorice, Bukuresht, Bratislavë, Bernë, Ankara dhe Stamboll. Ofrimi i këtij shërbimi nga MEPJ përmbush objektivat dhe prioritetet e Qeverisë shqiptare për: Ofrimin e shërbimeve ndaj shtetasve shqiptarë jashtë territorit të RSH-së; Lehtësimin dhe reduktimin e ndjeshëm të kohës për marrjen e këtyre shërbimeve nëpërmjet Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore; zgjerimin e gamës së këtyre shërbimeve online”, thotë MEPJ.

Top Channel