Bonucci i penduar, flet si bardhezi: Vendimi i vjetshëm, emotiv

10/08/2018 17:04
Bonucci (aktualisht te Milan)

Leonardo Bonucci u rikthye sërish te Juventusi, pas një aventure një vjeçare te skuadra e Milanit, ku mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Ky rikthim u shoqërua me polemika të shumta nga ana e tifozërisë Juventine, pasi Bonucci u largua në mënyrë jo dinjitoze dhe festoi si i çmendur golin e shënuar për Milanin, ndaj Juventusit, në shtëpinë bardhezi.

Gjithsesi, në konferencën për shtyp të mesditës së sotme, ish kapiteni i Milanit është shfaqur i penduar për largimin në sezonin e kaluar dhe ka treguar se është gati t’i kthejë vërshëllimat në duartrokitje.

Pse vendosët të linit Milanin?
Për të ardhur te Juventusi, pasi më mungonte shtëpia ime. Falënderoj Juven, Milanin dhe agjentin tim, që mundësuan rikthimin tim këtu.

Si e mendoni raportin me tifozët?
I kuptoj dhe i respektoj siç kam bërë gjithmonë. Në fund të çdo ndeshjeje jam i pari që shkoj për t’i përshëndetur dhe falënderuar. Vendimi i vitit të kaluar ishte emotiv, pasi në ato momente e mendoja si të pamundur të vijoja të luaja për Juventusin. Mendoja se ndryshimi i vitit të kaluar do të më jepte diçka më shumë, por nuk ndodhi kështu dhe vendosa të kthehem në familjen time. Kam pasur oferta nga disa klube të rëndësishme, por doja vetëm të rikthehesha te Juve, ndaj jam i karikuar për t’i kthyer vërshëllimat në duartrokitje.

Do t’u kërkoni falje tifozëve bardhezi?
Unë jam futbollist dhe di të flas vetëm në fushën e lojës. Jam i karikuar maksimalisht për të dhënë më të mirën dhe e di se luaj për një nga skuadrat më të mëdha në botë. Jam larguar me shtrëngim duarsh vitin e kaluar dhe po rikthehem sërish në të njëjtën mënyrë.

Çfarë komenti keni për festimin në golin e shënuar ndaj Juventusit?
Jam mbrojtës dhe më ndodh shumë rrallë të shënoj gola, ndaj edhe festova. Pastaj atëherë mbroja bluzën e Milanit dhe ishte e drejtë të festoja, edhe për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA