Zbulohet një mozaik gjatë restaurimit të objekteve të kultit në Berat

09/08/2018 16:31

Një mozaik i panjohur deri më sot është zbuluar nga gërmimet gjatë restaurimeve të tre objekteve të kultit në qendrën historike të Beratit.

Sipas të dhënave të para mendohet se mozaiku i zbuluar i përket shekujve 5-6 dhe nxjerr fakte të reja për qytetin e Beratit. Dritan Çoku, specialist arkeolog pranë qendrës DRKK në Berat, thotë se gjatë restaurimit të “Teqesë së helvetinjëve”, “Xhamisë Mbret” dhe “Xhamisë së Beqarëve”, u konstatua se në themel të tyre kishte diçka interesante e me vlerë. Ai thotë se për disa ditë u punua me shumë kujdes, derisa doli në dritë mozaiku.

Arkeologu Dritan Çoku pas zbulimit të mozaikut, ka hartuar raportin përkatës duke dokumentuar të gjitha faktet nëpërmjet fotografimit, skicimit, matjeve dhe ka realizuar një katalog që e ka dërguar në Agjensinë e Shërbimit Arekologjik, si dhe pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Tashmë ai është në pritje të vendimit që do të merret nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë lidhur me zbulimin. Ndërkohë zona ku janë konstatuar gjetjet, kryesisht në murin e “xhamisë mbret”, është shënjuar dhe zbulimet janë mbuluar. Aktualisht punimet restauruese vijojnë në pjesën tjetër të objektit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA