Për të 12-in vit radhazi ka nisur Festa e Birrës në Korçë, e cila shënon edhe kulmin e sezonit turistik. Ky edicion është hapur me muzikë të zgjedhur, me një rekord pjesëmarrësish dhe surpriza pafund.
Prej fillimit të saj e deri në mëngjes, kur festa është mbyllur për të vazhduar në ditët në vijim, të gjithë kanë ngritur gotat me birrë lart, kanë kënduar njëzëri e kanë kërcyer duke i sjellë festës edhe më tepër emocione.
Përveë qytetarëve nuk kanë munguar as turistët e shumtë të cilët kanë zgjedhur të jenë në Korçë posaçërisht për këtë festë.
“Ne vijmë nga Franca, veçanërisht për festën e birrës. Ne erdhëm me avion nga Parisi në Tiranë dhe udhëtuam me makinë deri këtu në Korçë. Do të qëndrojmë për të 5 ditët e festës së birrës. Këtu ka shumë njerëz interesantë. Muzika është shumë e mirë, birra është shumë e mirë dhe çdo gjë është perfekte. Ua rekomandoj kujtdo të vijë këtu”, shprehet një shtetas francez.
Festa e Birrës nisi në vitin 2007 si një aktivitet i cili synonte zhvillimin e turizmit dhe promovimin e prodhimeve tradicionale të Korçës, duke kulmuar sezonin turistik veror.
Top Channel