Zlatko Daliç do të vijojë të qëndrojë në krye të kombëtares nënkampione të botës në futboll, Kroacisë.
“Për mua ishte shumë e rëndësishme të diskutoja hapur me presidentin, të gjitha temat e mundshme. Falënderoj Davor (Suker) për mirëkuptimin për gjithçka që nuk e kam konsideruar korrekte”, është shprehur trajneri kroat, me një eksperiencë të shkurtër edhe në krye të Dinamos në Shqipëri, pas takimit me presidentin e Federatës kroate të Futbollit.
“Mendoj se i kemi zgjidhur këto probleme, kështu që presim të ecim përpara për sfidat e reja që na presin”, është shprehur Daliç.
Për Daliç parashikohet një rinovim i kontratës deri në fund të Europianit të vitit 2020. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet pas takimit të ardhshëm të Komitetit Ekzekutiv të Federatës kroate të Futbollit.
Top Channel