Dikur në fasadën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” reklamohej përmes posterave premiera e re në këtë teatër. Sot, këto postera shumëngjyrësh nuk janë më. Por ky nuk është ndryshimi i vetëm që ka pësuar Teatri Eksperimental dhe Teatri Kombëtar në këto ditë të para të muajit gusht.

Regjisori Kastriot Cipi ka reaguar në profilin social lidhur me këto ndryshime, duke shkruar se gjithçka nisi me heqjen e tabelës ndriçuese, për të vijuar me heqjen e posterave e deri me heqjen e stolave nga sheshi i teatrit. Të pyetur mbi këto ndryshime, drejtuesit e dy institucioneve nuk kanë dhënë asnjë shpjegim duke thënë se në këtë periudhë kanë nisur pushimet verore.

Por teksa ligji për teatrin ende nuk ka marrë një zgjidhje finale, pas kthimit të tij në Parlament nga ana e presidentit të Republikës, duket se kjo është thjesht një çështje formale letrash, pasi tashmë puna për zhvendosjen e dy teatrove ka nisur dhe se shtatori së bashku me sezonin e ri, do ta gjejë Teatrin Kombëtar dhe atë Eksperimental edhe me një vendndodhje të re. Turbina u inagurua disa jëve më parë dhe siç është deklaruar, do të jetë shtëpia e përkohshme e teatrit deri sa të jetë gati godina e re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA