Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Policia e Elbasanit arriti të konkretizojë me sukses operacionin “Muzgu”, duke vënë në pranga dy persona, të cilët po transportonin një sasi droge të rëndë, e dyshuar heroinë.
Shtetasit Arjan Cani, 49 vjeç nga Berati dhe Arshim Pilinci, 27 vjeç nga fshati Podgorie i Korçës, ishin duke transportuar rreth 505 gram heroinë drejt qytetit të Elbasanit.
Të dy ishin duke udhëtuar me makinat personale, teksa 27-vjeçari nga Korça kontrollonte rrugën, ndërsa shtetasi nga Berati mbante lëndën narkotike në makinë.
Policia sekuestroi përveç heroinës, edhe dy mjetet e të arrestuarve dhe dy telefona celularë, ndërsa po heton për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë skemë të shpërndarjes së drogës.
Top Channel