Te Reali i Madridit ka shpërthyer çështja Modriç, i cili duket mëse i vendosur për të lënë ‘Los Blancos’. Mbi mesfushorin kroat shfaqet hija e Interit që është më i vendosur se kurrë për të siguruar shërbimin e e tij, ndërkohë që klubi madrilen nuk ka ndërmend të privohet prej tij.
Përkundrazi, sipas të përditshmes ‘El Mundo’, kampionët e Evropës po mendojnë të denoncojnë Interin tek UEFA për thyerje të rregullit të Fair Play Financiar.
Sipas drejtuesve të Realit të Madridit, Inter synon që të paguajë një pjesë të kartonit të Modriç me paratë e sponsorizimit nga Suning, pak a shumë siç bëri Paris Saint Germain në blerjen e Neymar dhe Mbappe duke përdorur kontratat e firmosura me Katarin.
Gjithnjë sipas El Mundos, përpara se të ndërmarrë këtë hap, Reali i Madridit ka vendosur të ulet në bisedime me Modriç, i cili e ka marrë tashmë ofertën e Interit; një kontratë 4 vjeçare me pagë 10 milionë Euro në sezon ku përfshihet edhe mundësia e mbylljes së karrierës së tij në Kinë me një tjetër pagë marramendëse.
Top Channel