Pas kërcënimeve për të bojkotuar stërvitjen dhe ripërsëritjes së kërkesës për t’u larguar nga Reali i Madridit, kampionët e Europës pranuan ta transferojnë mesfushorin ballkanas.
Futbollisti “dalmat” arriti një akord për të luajtur me Chelsean duke nisur nga ky muaj, në një marrëveshje huazimi që do të çojë më pas në blerjen përfundimtare nga klubi i “Stamford Bridge”.
Kovaçiç vendosi të ashpërsojë marrëdhëniet me skuadrën “merengues”, pasi iu rrëfeu agjentëve të tij se nuk do ta duronte më një sezon tjetër në pankinë, edhe nëse kjo do të thoshte pankina më prestigjioze ndoshta e globit.
Kroati u josh nga negociatat me Chelsean, që i garantojnë minuta më shumë, ndërsa te Reali presin nëse largimi i Kovaçiç do të pasohet edhe nga bashkëkombasi i tij, Luka Modriç.
Ndërkohë, pas merkatos së varfër, Chelsea është pranë arritjes së një tjetër marrëveshjeje, që do të forconte mesfushën e “bluve” të Londrës.
Në “Stamford Bridge” po përgatitet të vijë një kampion bote si Nabil Fekir, 25-vjeçari fantazist i Lionit, që ishte pjesë e Francës këtë verë duke dominuar futbollin në turneun rus. Tratativa mes klubit francez dhe Chelseat është pranë mbylljes për 60 milionë euro. Me këtë lëvizje, “blutë” e Londrës mundin konkurrencën e Liverpoolit dhe Bayernit.
Top Channel