Adekele Akinyemi u bë i famshëm pasi arriti t’i shënojë gjashtë gola Luftëtarit, në ndeshjen e turit të parë eliminator të Ligës së Europës.

Por sot klubi i Ventspilsit në Letoni, nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe ka bërë denoncim për zhdukje në policinë vendase.

Në njoftimin e bërë në faqen e Facebook-ut, klubi letonez thotë se Adinyemi është zhdukur pa lënë gjurmë, ndërsa nuk kontaktohet as nëpërmjet telefonit.

Gjithashtu në njoftim shkruhet se kush ka informacion për vendndodhjen e lojtarit nigerian, mund të kontaktojë në numrat e telefonit të klubit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA