24/05 15:52
Pasi siguroi shërbimet e Higuain dhe të Caldara-s, Leonardo nuk ka mundur të transferojë brazilianin e hakhtar Bernard, i cili ka befasuar me zgjedhjen në minutat e fundit.
Lojtari nuk ka mundur t’i rezistojë një ofertë nga anglezët e Everton dhe ka pranuar të transferohet në Premier League.
Të interesuar për lojtarin ishin edhe Chelsea, por edhe Interi në momentet e fundit, por oferta e majme nga Evertoni “detyroi” lojtarin të mos refuzonte më.
Tashmë Milani duhet të mendojë për alternativa të tjera në mesfushë, ku deri tani mediat italiane kanë folur më shumë Rabiot edhe pse një ditë më parë, Leonardo u shpreh se ende nuk ka pasur kontakte me drejtuesit e PSG.
Top Channel