Aventura e Nikola Kaliniç te Milani duket se do të mbyllet pas vetëm një viti kalendarik, sepse sulmuesi kroat është vetëm një hap larg transferimit në kampionatin spanjoll.

Atletico e Madridit ka arritur akordin me Milanin dhe sot pritet që Kaliniç të kryejë vizitat mjekësore në kryeqytetin spanjoll, ndërsa nëse çdo gjë shkon mirë, atëherë pritet zyrtarizimi i transferimit.

Bëhet fjalë për një huazim me detyrim blerjeje, për shumën e 18 milionë eurove, një biznes që lë shumë të kënaqur kuqezinjtë e Milanit, të cilën nuk kanë më vend për kroatin në majë të sulmit, pas ardhjes së Gonzalo Higuain.

Nga ana tjetër, pas largimit të Gameiros te Valencia, Simeone do të ketë më në fund sulmuesin që i duhet për ta pasur si alternativë të Diego Costës në skuadrën e tij.

Kujtojmë që ky sezon nuk ishte aspak i mirë për sulmuesin kroat, që përveç golave me pikatore për Milanin, u bë protagonist i një episodi të shëmtuar, që i kushtoi përjashtimin nga kombëtarja kroate, pas ndeshjes së parë të botërorit “Rusi 2018”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA