Fluksi i madh i emigrantëve të mbërritur me tragetet e linjës gjatë fundjavës, ka ndikuar në grafikun e lëvizjes së trageteve nga porti italian i Barit në drejtim të Durrësit.
Dy nga tre tragetet e parashikuara të mbërrinin në orën 8 të mëngjesit, kanë mbërritur në breg me disa ore vonesë.
Burime nga porti detar bëjnë të ditur se fluksi i udhëtarëve ka shkaktuar vonesa në nisjet dhe përpunimin e tyre nga porti i Barit, ndërkohë që është i shumtë numri i familjarëve që presin në terminal mbërritjen e emigrantëve, pas përpunimit në sportelet e policisë kufitare dhe doganës.
Dita e diel regjistroi dhe fluksin më të lartë të hyrjeve për këtë sezon.
Rreth 11 mijë persona, kryesisht emigrantë që kthehen për pushime në atdhe, mbërritën dje në Shqipëri përmes portit detar të Durrësit me 7 tragetet e linjave të Barit e Ankonës.
Top Channel