Pak ditë më parë, këngëtarja e njohur, Demi Lovato, përfundoi në spital pas një overdoze heroine, ndërsa tashmë, kur gjendja e saj shëndetësore duket se është përmirësuar, këngëtarja ka vendosur të flasë për këtë situatë.
Ylli 25-vjeçar i muzikës zgjodhi postoi një shkrim në rrjetet sociale, duke përsëritur edhe një herë varësinë ndaj drogës, ndërsa thotë se largimi nga ajo nuk është e thjeshtë.
“Unë kam qenë gjithnjë transparente për varësi. Ajo që kam mësuar është se kjo sëmundje nuk është diçka që zhduket me kalimin e kohës, është diçka që duhet të vazhdoj të kapërcej dhe nuk kam bërë ende”, shkruan ajo.
Lovato pritet të largohet nga spitali në ditët në vijim dhe të vendoset në një qendër rehabilituese për trajtim të mëtejshëm.
Demi Lovato ka pasur probleme vitet e fundit për shkak të abuzimit me lëndë narkotike. Në qershor ajo zbuloi se i ishte kthyer vesit pas 6 vitesh që nuk përdorte drogë.
Top Channel