Bashkia e Tiranës ka nisur punën për pastrimin e tri lumenjve në kryeqytet; Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës.

Zhvillimi është njoftuar nga vet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetet sociale, shoqëruar me frazën “Po pastrojmë të gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës”.

“Si milingona, punë në verë, para dimrit. Po pastrojmë të gjithë shtratin e Lanës përpara shirave të vjeshtës! Është më e pastër se 3 vite më parë, por sërish duhet t’i trajtojmë me kujdes 3 lumenjtë e qytetit; Lanën, Erzenin dhe Lumin e Tiranës! Ashtu si lumenjtë #TiranaNukNdalet”, shkruan Veliaj në postimin e tij.

Masat e marra që në verë për pastrimin e shtrateve të lumenjve kanë bërë që dy vitet e fundit, Tirana të shpëtojë nga përmbytjet.

Top Channel