E rëndë në Selanik, 26-vjeçari shqiptar gjendet pa jetë, në trup ka plagë me armë zjarri
Plot 11 mijë udhëtarë dhe 1.500 makina pritet të hyjnë në vendin tonë gjatë kësaj të diele nga vendkalimi kufitar i Portit të Durrësit.
Kjo e dielë regjistron edhe pikun e fluksit për këtë sezon, për sa i përket numrit të emigrantëve që kthehen për të kaluar pushimet në atdhe.
Nga 7 tragete të linjave detare me portet italiane të Barit dhe Ankonës, të planifikuara për këtë ditë nga kompanitë e lundrimit, kanë mbërritur në port 5 tragete. Dy tragete të tjera priten në mbrëmje, ndërkohë që në port është ankoruar dhe kroçera “Sirena”, me 714 turistë që do të vizitojnë disa nga qendrat më të afërta historiko-kulturore të vendit tonë.
Kapiteneria e Portit bën të ditur se ka marrë të gjitha masat për një përpunim të shpejtë e të sigurtë në terminalin e udhëtarëve.
Të dielën e kaluar hynë në vend 8.000 emigrantë nga Shqipëria e Kosova, ndërsa gjatë muajit korrik kanë hyrë në vend nga kjo pikë kufitare mbi 85 mijë persona e kanë dalë rreth 32 mijë të tjerë.
Top Channel