Makina “fluturonte” në Tiranë-Durrës, por nuk i shpëton radarit të policisë

04/08/2018 08:36

Drejtoria e Policisë Rrugore ka vijuar aksionin për të shmangur kundravajtjet në drejtimin e mjeteve, si gjendja e dehur, shpejtësia tej normave, etj.

Një grup i patrullimit është stacionuar në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Yrshekut, ku edhe janë aplikaur masa administrative ndaj shkelësve të kodit Rrugor.

I tillë ka qenë edhe rasti i një mjeti, i cili ecte me shpejtësi “skëterrë” prej 167 kilometrash në orë, por që nuk i shpëtoi radarit të policisë rrugore.

Drejtuesit të këtij mjeti iu bllokua leja e drejtimit, për të kaluar në komision, ndërsa policia përsëriti edhe njëherë thirrjen për respektim të rregullave të qarkullimit, si një mënyrë për të udhëtuar të sigurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA