Kameruni emëron trajner, ish futbollistin e Milanit
04/08/2018 22:38
Ministri i Sporteve në Kamerun ka zyrtarizuar sot trajnerët e rinj të skuadrës përfaqësuese, që do të jenë një dyshe e famshme holandeze.
Bëhet fjalë për Clarence Seedorf, që do të marrë postin e trajnerit të parë dhe Patrick Kluivert, që do të jetë ndihmësi i tij në këtë eksperiencë.
Të dy këta kanë qenë pjesë e Holandës në periudhën 1994-2004, ndërsa Seedorf ka eksperienca si trajner te Milani dhe klubi kinez i Shenzhenit.
Ministri kamerunas theksoi se Seedorf do të ketë më pak se një vit kohë për të punuar në kuadër të Kupës së Afrikës, që do të zhvillohet pikërisht në Kamerun, në qershor të 2019-ës.
Top Channel