NATO do të ndërtojë në Kuçovë bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor. Lajmi është bërë publik nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook. Sipas kryeministrit, Këshilli i Atlantikut të Veriut ka marrë vendim, që të investojë mbi 50 milionë euro vetëm në fazën e parë të projektit, që përfshin modernizimin e bazës ajrore të Kuçovës.

Zoti Rama thotë se projekti do të nisë brenda vitit dhe aeroporti i Kuçovës do të shërbejë si bazë mbështetësë për Naton për furnizimet ajrore, mbështetje logjistike, policim ajror si dhe për trajnimin dhe stërvitjen e forcave të Aleancës.

Por baza e Kuçovës nuk do të shërbejë vetëm për operacionet ajrore të NATO-s. Edi Rama shkruan se ajo do të jetë njëkohësisht edhe bazë kombëtare për forcat ajrore të Shqipërisë, duke sjellë një standard të ri për ushtrinë shqiptare.

Sipas kryeministrit, një investim i këtyre përmasave do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin ekonomik dhe social të gjithë rajonit ku po planifikohet ndërtimi I bazës ajrore me teknologjinë më të fundit.
Baza ajrore e kucovës është ndërtuar në vitin 1953.

Ajo ka qenë baza më e madhe ajrore e shqipërisë duke shërbyer si bazë ajrore e traktatit të varshavës. Aktualisht ajo shërben si bazë ajrore e ushtrisë shqiptare ku ulen vetëm helikopterë, ndëkohë që një pjesë e saj është kthyer në muze ku janë ekspozuar avionët mig rusë dhe kinezë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA