Virozat e stinës, shtohen rastet në urgjencën e Vlorës
03/08/2018 11:39
Piku i sezonit turistik, si dhe ngritja e temperaturave ka bërë që fluksi i vizitave të shtohet.
Shefi i urgjencës në spitalin rajonal të Vlorës, Servet Bejkollari thotë gjatë kësaj jave vizitat variojnë nga 50-60 pacientë në ditë.
Kryesisht mbizotërojnë pacientë që janë prekur nga virozat e stinës, por nuk mungojnë dhe rastet e probleme kardiake nga temperaturat e larta, kryesisht moshat mbi 60 vjeç.
“Duke filluar nga 20 korriku, e në vazhdim ka patur raste me virozat e stinës. Janë 50-60 vizita në ditë. Moshat e thyera neglizhojnë mjekimin”, u shpreh një mjek i spitalit për mikrofonin e Top Channel.
Top Channel