Foto ilustruese

Një këmbësor ende i paidentifikuar është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur fshati Shtoj.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, ku kanë konstatuar se mjeti tip Mercedez-Benz me drejtues shtetasin B. Ç. ka aksidentuar një këmbësor, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Drejtuesi mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, ndërkohë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës, i cili thuhet se është mashkull rreth moshës 60 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA