Ministri Hoxha takim me kryetarin e PDK: Nënvizuam rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja
Përmes një spostimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka bërë një përmbledhje të platformës “shqiperiaqeduam.al”.
“Zgjidhja përmes kësaj platforme, në vetëm 10 muaj, e 13,694 halleve e problemeve konkrete të njerëzve konkretë të këtij vendi, është një afirmim kuptimplotë i këtij mekanizmi inovativ që fuqizon qytetarin”, shkruan Rama.
Sipas tij çfarë ajo garanton ndërveprimin e suksesshëm mes tyre në të mirë të çdo qytetari dhe identifikimin e punonjësve që duhet të mbajnë përgjegjësi për mosdhënien e shërbimeve të duhura për qytetarët.
“Nuk ka më asnjë dyshim! Platforma shqiperiaqeduam.al është rruga jonë e e re, e shkurtër dhe e shpejtë, për të zgjidhur së bashku hallet e problemet tuaja me administratën”, shkruan më tej Rama, duke inkurajuar qytetarët që të mos humbasin kohë, por të raportojnë problemet e tyre në këtë portal.
Top Channel