Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar gjyqtarin Artur Malaj në detyrë.

Artur Malaj, gjyqtar i Apelit Administrativ Tiranë, ka dalë përpara Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) paraditen e së martës. Artur Malaj është kandidat për në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, ndaj edhe iu nënshtrua me prioritet Vetting-ut.

Lidhur me figurën, DSIK në raportin e saj që u lexua në seancën dëgjimore deklaronte se Artur Malaj ka plotësuar saktë dhe me vërtetësi formularin, por në përfundim, thotë se Malaj është i papërshtatshëm.

  Gjyqtari Artur Malaj në Vetting, probleme me kontratën e banesës

Sipas DSIK ai dyshohet për përfshirje në akte korruptive dhe ka kontakte të papërshtatshme me personazhe të krimit të organizuar. Pas kërkesës së komisionit, DSIK solli raport shtesë, duke përditësuar të dhënat, ku ngiheshin dyshimet se Malaj ka favorizuar palët në procese kundrejt ryshfetit.

Por KPK-ja ka arritur në konkluzionin se raporti është i paplotë dhe i pabazuar, duke konfirmuar në detyrë gjykatësin Artur Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA