Në prag të daljes në pension, një grua snobe e shtresës së mesme zbulon se burri e ka tradhtuar me mikeshën e saj më të mirë.
Kjo e detyron atë të zhvendoset e të jetojë me motrën e saj boheme. Ky është subjekti i komedisë britanike “Finding Your Feet”, e cila që prej mbrëmjes së kësaj të premteje nis projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial.
Me përjashtim të 5 aktoreve kryesore, të gjithë artistët e tjerë në film janë balerinë profesionistë, ndërsa një tjetër kuriozitet mbi këtë komedi është edhe fakti se, dy aktorët Timothy Spall and Celia Imrie, 5 vite më parë kanë luajtur sërish rolin e bashkëshortëve në një tjetër komedi.
Në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar, filmi është mirëpritur masivisht, duke u shfaqur njëherazi në 475 kinema, e po ashtu edhe në Australi e Zelandën e Re.
Me një buxhet modest prej 7 milionë dollarësh, “Finding Your Feet” është vlerësuar si një nga filmat më të suskesshëm të pavarur në Britani për vitin 2017-2018.
Top Channel