Foto ilustruese

Tri automjete janë përfshirë mbrëmjen e së enjtes në një aksident, në autostradën Lushnje-Fier, pranë fshatit Gorre.

Si pasojë e aksidentit, 6 persona u plagosën, por janë jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë të pranishme në vendngjarje, shkak i këtij aksidenti ka qenë errësira në rrugë dhe mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor.

Mjeti tip “Toyota” kishte dalë nga nënkalimi i autostradës dhe ishte futur në rrugën kryesore, ndërkohë që është përplasur nga një tjetër mjet, që vinte me shpejtësi.

Pas përplasjes, njëri nga mjetet përfundoi në kanal ndërsa tjetri ngeli në mes të rrugës.

Për shkak të errësires, mjeti që mbeti në rrugë u përplas nga pas nga një tjetër automjet në autostradë, duke e çuar në 3 numrin e makinave të përfshira në aksident.

12 persona ndodheshin në të tri mjetet e aksidentuara, por vetëm 6 prej tyre morën plagë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA