Tetë drejtues dhe ish-drejtues të Zyrës së Hipotekës së Fierit janë paditur penalisht nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, me akuzën se kanë kryer regjistrime të pasurive pa dokumentacion.
Me dokumente të parregullta për 580.392 m2, të cilat kishin qenë pus nafte, zallishtë, rrugë, përrenj. Në truall për sipërfaqe 28.360 m2, regjistrim pasuri shtetërore (të privatizuar) pa arkëtuar qira trualli, me dëm ekonomik në vlerën 1.9 miliardë lekë.
Në 18 raste kanë regjistruar pasuritë për sipërfaqen 31.200 m2, duke lëshuar certifikatë pronësie pa asnjë dokumentacion ligjor që shërben si titull pronësie. Në 5 raste për sipërfaqe 1.879 m2 janë bërë padrejtësisht objekt legalizimi ndërtesa.
KLSH rendit të gjitha abuzimet që ka gjetur në dosjet e pronave në Zyrën e Hipotekës së Fierit. Pjesa më e madhe e shkeljeve ka të bëjë me kthimin e tokave nga puse nafte apo ranishtë në tokë arë, apo për legalizime në zonat ku kjo nuk mund të bëhet. Të gjithë punonjësit janë paditur për shpërdorim detyre.
Top Channel