Tirana ka marrë zyrtarisht pushimet e verës sa i takon aktiviteteve artistike. Artistët ndërkombëtarë Eleni Foureira dhe Daddy Yankee ishin të fundit që vizituan sheshin “Skënderbej”, më 25 dhe 27 korrik.

Ndërsa sa i takon institucioneve shtetërore, Teatri i Operas ishte i pari që u zhvendos në jug, përgjatë bregdetit, me aktivitetet “Opera në Jeans”, koncertet e Ansamblit Popullor, si dhe premierën “Sokaku i të Marrëve”, një aktivitet që mblodhi kryesisht turistë të huaj në Gjirokastër.

Në fund të muajit qershor, Teatri Kombëtar dhe ai Eksperimental mbyllën dyert, për t’i rihapur ndoshta në shtator, në varësi të debateve që po vijojnë edhe përgjatë verës.

Tani, kryefjala e kulturës duket se është jugu, ku edhe pushuesit janë përqëndruar më së shumti. Teatri i Kukullave do të vijojë me shfaqjet në Himare e Dhërmi edhe për këtë fundjavë.

Ndërsa në Tiranë, ato që do të vijonë të mbajnë dyert hapur për vendasit dhe turistët janë muzetë: Muzeu Historik Kombëtar, Muzeu me Gjethe dhe Bunkart, si edhe kinematë në kryeqytet, që ofrojnë premierat më të fundit.

Një lajm i mirë për ata që pëlqejnë muzikën “live”, koncertet e organizuara nga kompanitë private do të çojnë artistë në sheshet e qyteteve kryesore në vend, edhe përgjatë gushtit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA