24/11 08:48
Tre gazetarë europianë janë sulmuar me armë dhe kanë mbetur të vrarë në Republikën e Afrikës Qëndrore, mbrëmjen e të hënës.
Ngjarja ka ndodhur në Sibut, një qytet rreth 200 kilometra në verilindje të kryeqytetit të Afrikës Qëndrore, Bangui.
Gazetarët, dy rusë dhe një ukrainas, u sulmuan me armë nga disa njerëz të paidentifikuar, që kishin dalë nga shkurret.
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Afrikës Qëndrore tha se trupat e gazetarëve të vrarë ishin gjetur nga ushtria, ndërsa vetëm më vonë u bë identifikimi i viktimave.
Top Channel