Vetëm pak para se të fillonte gjyqi ndaj Paul Manafort në një gjykatë amerikane, presidenti Donald Trump ka bërë një tjetër deklaratë në lidhje me ndërhyrjen e supozuar ruse, në zgjedhjet e 2016-ës.
“Bashkëpunimi nuk është një krim, por kjo nuk ka asnjë rëndësi, sepse nuk kemi as bashkëpunim në këtë rast”, shkroi Trump në Twitter.
Presidenti amerikan u përgjigj kështu ndaj prokurorit Robert Mueller, që po heton një bashkëpunim të mundshëm të stafit të Trump, me Moskën, në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.
Paul Manafort është i pari nga pjesëtarët e Trumpit në fushatë, që po përballet me gjykatën. Ndaj tij janë hedhur akuza për mashtrim bankar dhe evazion fiskal, por do të hetohet edhe për lidhjet me rusët dhe ndikimin e tyre në zgjedhjet amerikane.
Top Channel