Vendimi në Indi, 4 milionë vetë mbeten pa shtetësi

30/07/2018 17:32

India ka publikuar një listë që efektivisht i heq shtetësinë rreth katër milionë njerëzve në shtetin veri lindor të Assamit.

Regjistri kombëtar i qytetarëve, është një listë e njerëzve që mund të provojnë se kanë mbërritur në këtë shtet deri më 24 mars 1971, një ditë para se Bangladeshi të shpallte pavarësinë.

India thotë se procesi ka si qëllim të ndalë emigrantët e paligjshëm nga Bangladeshi. Por, ai ka ndezur edhe frikën e një gjuetie shtrigash kundër minoriteteve etnike në Assam. Për shkak të frikës për dhunë, zyrtarët thonë se askush nuk do të përballet me deportim të shpejtë.

Ata thonë se një proces i gjatë apelimi është në dispozicion të të gjithëve, edhe nëse kjo do të thotë që miliona familje të jetojnë në ankth deri sa të marrin një verdikt zyrtar për statusin e tyre ligjor.

Me qindra e mijëra njerëz u larguan në Indinë fqinje pasi Bangladeshi shpalli pavarësinë nga Pakistani më 25 mars 1971, duke ndezur edhe një luftë të ashpër. Shumë nga refugjatët u vendosën në Assam, një shtet që tani ka më shumë se 30 milionë banorë. Qeveria indiane pretendon se ata që kanë mbërritur para luftës janë shtetas të ligjshëm. Të tjerët, jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA