Problemet ekonomike kanë çuar në degjenerimin e debatit familjar në dhunë fizike dhe psikologjike në një familje në Dibër.

Policia bën të ditur se ka arrestuar Bilbil N., 26 vjeç pasi ka dhunuar prindërit dhe motrat e tij pas një sherri në shtëpi.

“Arrestimi i tij u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj prindërve dhe motrave të tij, shtetasve N.N, 59 vjeç, H.N, 50 vjeçe, D.N, 18 vjeçe, dhe M.N, 26 vjeçe”, thotë policia e qarkut.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Dhunë në familje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA