“Muzika Internacionale në Korçë” ose “MIK Festival” është mbyllur me një mbrëmje serenatash.

I organizuar për herë të parë, ky festival solli 5 netë muzikore, duke ngjitur në skenë disa nga emrat më në zë të muzikës klasike dhe zhanreve të tjera. Sopranoja Inva Mula, si drejtore e këtij festivali, tregon se ka qenë një punë e gjatë, gati 1-vjeçare, që solli si rezultat një event të këtyre përmasave në qytetin e Korçës.

Nata mbyllëse e “MIK Festival” ka ngjitur në skenë disa nga këngëtaret dhe instrumentistët më të njohur të serenatave korçare.

Organizatorët thonë se do ta vazhdojnë çdo vit këtë traditë.

Top Channel