Maas: BE ka interes në Ballkan, në të kundërt shtrihet ndikim i forcave të treta

30/07/2018 15:14

Aktorët politikë të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin, është shprehur ministri i jashtëm Gjerman, Heiko Maas, gjatë konferencës për shtyp me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Berlin.

Ai shtoi se BE ka në interes Ballkanin Perëndimor, pasi në të kundërt do të shtrihej ndikimi i forcave të treta në Ballkan.

“Shqipëria ka arritur rezultate. Përpjekjet tuaja janë impresionuese. U bëj thirrje aktorëve politik të mbështesin reformat e rëndësishme për vendin. Keni mbështetjen e qeverisë gjermane. Intensifikim i marrëdhënieve, Shqipëria partner i rëndësishëm, spirancë stabiliteti. Zgjerimi i BE me Ballkanin Perëndimor është në interesin e BE, ndryshe do shtrihet ndikimi i forcave të treta në Ballkan”, tha Maas.

Ndërsa ministri Bushati tha se 12 muajt e ardhshëm do të shfrytëzohen maksimalisht, duke falënderuar Gjermaninë për rrugën evropiane të Shqipërisë. Të dy ministrat diskutuan dhe për situatën në rajon dhe rolin e Shqipërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA