Alexander Zhestokov, i cili identifikohet nga mediat edhe si “Kumbari” i mafias ruse nga mediat vendase, u ekzekutua teksa bashkë me miqtë po festonte daljen e tij nga burgu.
39-vjeçari u ekzekutua në një restorant në rajonin e Kemerovo, më 27 korrik të këtij viti, dhe e gjithë ngjarja u filmua nga kamerat e sigurisë.
Ai u arrestua në vitin 2013-tën nën akuzën e ngritjes së një grupi të organizuar kriminal, por gjatë procesit kundër tij asnjë prej dëshmitarëve nuk pranoi të dëshmonte kundër.
Në video dallohet që një person i veshur me të zeza afrohet pranë tij dhe e qëllon pas shpine me pistoletë me silenciator, duke e lënë në tokë të pajetë.
Autori u largua me shpejtësi, duke përfituar edhe nga kaosi që u krijua mes miqve të viktimës, të cilët nuk e kuptuan se çfarë realisht ndodhi.
Top Channel