Arratiseshin nga Turqia, mbyten në det 6 gylenistë

30/07/2018 21:32

Pranë ishullit grek Lesbos një varkë me refugjatë nga Turqia raportohet të jetë mbytur, ku sipas raportimeve në mediave nga 16 prej tyre kanë ndërruar jetë 6, 3 prej të cilëve ishin fëmijë. Ndërkohë që Roja bregdetare turke arriti të shpëtonte 10 persona.

Raportohet se të gjithë personat në bordin e varkës ishin nënshtetas turq, të cilët sipas Gekhan Gerguluarslan, anëtar i këshillit bashkiak të Ayvalikut prej nga ishte nisur varka, ata ishin pasues të lëvizjes “Gylen” e po arratiseshin për në Greqi.

Qeveria turke e bën këtë lëvizje përgjegjëse për grushtin e shtetit të 15 korrikut 2016 deri tani janë arrestuar dhjetëra-mijëra pasues të predikuesit Fethullah Gylen. Afro 130.000 punonjës civilë janë pushuar nga puna nën akuzën se janë ndjekës të Gylen, e zakonisht kjo është shoqëruar edhe me anulimin e pasaportave të tyre.

Ligj i ri anti-terror
Pas dështimit të grushtit të shtetit presidenti Erdogan shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, e cila u zgjat shtatë herë. Prej asaj kohe një numër diplomatësh, ushtarakësh apo qytetarë të tjerë turq janë përpjekur të largohen nga Turqia dhe të kërkojnë azil në BE.

Me 19 korrik 2018 gjendja e jashtëzakonshme u hoq nga fuqia, por parlamenti miratoi një ligj anti-terror, i cili u jep autoriteteve të drejta largvajtëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA