Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen hetimore ndaj 8 personave, përfshi ish-kreun e Komunës Ishëm dhe zyrtarë të tjerë të kësaj komune.
Mësohet se aktet për të cilën janë akuzuar të pandehurit, kanë të bëjnë me katër raste falsifikimi dokumentesh, ku katër prej të akuzuarve kanë përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Nga hetimet rezulton se Bujar Barushi, ka fituar një sipërfaqe toke prej 3586 m2, e ndodhur në fshatin Gjuriçaj. Fadil Hoxha ka përfituar një sipërfaqe toke prej 5200 m2. Gjergj Çerri, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 2000 m2, e ndodhur në fshatin Bizë. Rruzhdi Alla, ka përfituar një sipërfaqe tokë arë prej 5800 m2, e ndodhur në fshatin Bizë.
Abuzuan me plazhet publike, në pranga 4 ish-zyrtarë
Ndërkohë që Sulejman Ibrahimi, në cilësinë e ish- kryetarit të Komunës Ishëm gjatë muajve qershor dhe nëntor të viti 2014, ka lidhur kontrata qiraje për dhënie të hapësirës publike me shtetasit Myftar Lumneshi, Artur Farruku, Kastriot Murati dhe Besmir Agasi.
Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata e Durrësit ka vendosur më 28 korrik seukestro preventive të pasurive të mësipërme të përfituara në mënyrë ilegale si edhe aksione të shoqërisë “Eco Alba Group” sh.p.k, me L21408502V e regjistruar më datë 08.02.2012 në emër të shtetasit Italian Valerio Bonnano, më seli në fshatin Rrotull, Ishëm, Durrës, në emër të Myslym Konit.
Mbetet në burg ish-kryetari i Komunës Ishëm
Konkretisht 8 personat e përfshirë janë:
1. Sulejman Ibrahimi, datëlindja 01.04.1968, lindur dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 43, datë 08.02.2018. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (rastet I.a,b,c,d), “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) (rastet II.a,b,c) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4, 248 x 3 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.
2. Shpresa Merdita, datëlindja 20.04.1970, lindur dhe banues Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Arrest në shtëpi” (vendimi nr. 44, datë 08.02.2018, zëvendësuar me vendimin nr. 44/2, datë 03.04.2018 lënë në fuqi me vendimin nr. 104/10-2018-1110, datë 31.05.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim (Rruzhdi Alla) “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr. 3 – 25, 186 pgr. 2 dhe 259 – 25 të Kodit Penal.
3. Ornela Shëmlikaj, datëlindja 18.03.1994, lindur dhe banues në Ishëm Durrës, e hetuar me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” (vendimi nr. 44/1, datë 10.02.2018). Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” (ndryshuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007) parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
4. Enver Shima, datëlindja 05.05.1950, lindur dhe banues në Kuraten, Ishëm Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me masë sigurimi “Arrest në Burg” (vendimi nr. 45, datë 08.02.2018 zëvendësuar me masën “Arrest në shtëpi” vendimi nr. 10-2018-408, datë 22.02.2018 të Gjykatës së Apelit Durrës. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 186 pgr.3 – 25 x 4 të Kodit Penal.
5. Fadil Hoxha, datëlindja 01.07.1968, lindur në Ishëm, Durrës, dhe banues në Tiranë, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” (Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim më shumë se njëherë, parashikuar nga neni 186 pgr.2 të Kodit Penal.
6. Bujar Barushi, datëlindja 28.10.1961, lindur dhe banues në Ishëm, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar në mungesë dhe pa masë sigurimi. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.
7. Gjergji Çerri, datëlindja 10.02.1952, lindur dhe banues në Bizë, Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 186 pgr.1 të Kodit Penal.
8. Rruzhdi Alla, datëlindja 10.06.1953, lindur dhe në Bizë, Ishëm dhe banues në Durrës, i padënuar më parë, i hetuar me pa masë sigurimi. Akuzuar: Se ka kryer veprën penale “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”(Ndryshuar me ligjin nr. 9188, datë 12.2.2004) nëpërmjet vënies në qarkullim, parashikuar nga neni 143 pgr. 1 dhe 186 pgr.1 të Kodit Penal.
Top Channel