LIVE/ Konflikti në Lindjen e Mesme zgjerohet: Izraeli godet Libanin, raketa iraniane mbi Dubai e Doha, dronë mbi Qipron, Trump nuk përjashton dërgimin e trupave në Iran 02/03 20:10
Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 6.4 ballë, goditi ishullin indonezian të Lombokut, mëngjesin e të dielës.
Agjencia e Menaxhimit të katastrofave në vend, raportoi se lëkundja e fortë u regjistrua në orët e para të mëngjesit, kur shumica e njerëzve ishin ende në gjumë.
Deri tani janë raportuar 10 viktima dhe dhjetëra të plagosur, ndërsa numri mund të rritet në orët në vijim, pasi po vijon kontrolli i zonës.
Ishulli i Lombokut frekuentohet kryesisht nga turistë të huaj, ndërsa tashmë shumë shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti i sotëm.
Top Channel