Për të 10-in vit radhazi vjen në qytetin e Korçës organizohet festa tradicionale e gatimit të lakrorit. Për të disatin vit, ndalesa për zhvillimin e kësaj feste që ka si qëllim nxjerrjen në pah të traditës e kulinarisë së zonës, ka qenë fshati Polenë.
Bashkia e Korçës ka mbështetur zhvillimin e kësaj feste, duke ofruar për të gjithë një mbrëmje të veçantë.Amvisat polenake kanë përgatitur për pjesëmarrësit lakrorë të pjekur në saç, një prej ushqimeve më të veçanta, kulturë kjo që trashëgohet brez pas brezi.
Qindra qytetarë, jo vetëm nga Korça, vijnë në Polenë për të shijuar lakrorin në saç, por edhe për të kaluar disa orë të këndshme në shoqërinë e muzikës.
Festa e lakrorit është një festë e kthyer në traditë prej vitesh tashmë në Korçë, ku të gjithë mund të shijojnë gatimin e zonës.
Top Channel