Një polic mbeti i plagosur, në qytetin e Kuçovës, pasi u godit nga një automjet. Drejtuesi i mjetit nuk donte t’i ndalte postbllokut policor dhe gjatë tentativës për t’u larguar, goditi efektivin e policisë me automjet në këmbë.

Ngjarja u regjistrua reth orës 21 e 15 minuta, në lagjen “Llukan Prifti”, të Kuçovës. Patrulla policore shkoi aty pas lajmërimit për një konflikt.

Ylli Luka, 37 vjeç nga Nikla e Fushë-Krujës, sapo ka parë policët është larguar me automjetin e tij Benz, duke mos i ndalur policisë dhe duke plagosur një efektiv të patrullës. Ai u ndalua pak minuta më vonë nga një tjetër shërbim policor.

Efektivi i policisë, aktualisht ndodhet në spitalin rajonal në Berat, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA