“Las Migas” sjellin “Flamencon” në festivalin e Jazz-it në Tiranë

29/07/2018 18:44

‘Las Migas’ janë 4 vajza spanjolle, të cilat vijnë për herë të tretë nga Spanja në Shqipëri, në një udhëtim nëpër këngët më të njohura e më të dashura, të sjella gjatë Festivalit të Jazzit, mbajtur në Tiranë këtë fund-korrik.

“Nuk kishim shumë pritshmëri, por atmosfera këtu ishte shumë e bukur, një eksperiencë e mrekullueshme. Ndoshat publiku shqiptar nuk i kupton fjalët e këngëve tona, por mendoj se muzika spanjolle dhe ajo shqiptare kanë shumë të përbashkëta. Pas nesh interpretoi një grup shqiptar dhe ne pamë se muzika e tyre ngjante shumë me flamencon tonë. Mendoj se muzikat tradicionale të vendeve të ndryshme, ngjasojnë me njëra-tjetrën”, tha kitaristja Marta Robles.

Las Migas” u krijuan 15 vite më parë, kur Marta, Bego, Alicia dhe Roser, u takuan për të bashkuar vokalin dhe instrumentat e tyre muzikore në këtë bandë spanjolle.

“Kjo bandë ekziston prej shumë vitesh tashmë. Në vitin 2004 ne patëm koncertin tonë të parë. Luajme muzikë flamenco, baza e muzikës sonë është në rrënjët tona, pastaj këtë e miksojmë me muzikë latine”, u shpreh Marta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA