Çështja e pastorit amerikan, Andrew Brunson, vijon të mbajë të tensionuara marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë.

Presidenti Donald Trump kërcënoi se do të aplikojë sanksione ndaj Turqisë, nëse këta të fundit nuk lirojnë pastorin, por duket se Erdogan nuk është shqetësuar aspak nga kjo.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë hap prapa, edhe nëse ballafaqohemi me sanksione. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të harrojnë se janë ata që do të humbin një partner të sinqertë”, deklaroi Erdogan për Haberturk.

Pas 21 muajsh në burg, një gjykatë në Turqi kaloi në arrest shtëpie pastorin Brunson, i cili akuzohet se ka mbështetur grupin që Ankaraja e akuzon për grushtin e shtetit të dështuar në vitin 2016.

Nëse akuzat ndaj pastorit, i cili ka shërbyer në Turqi prej më shumë se dy dekadash, do të vërtetohen, atëherë Brunson rrezikon të përballet me një dënim prej 35 vitesh në burg.

Diplomatët po punojnë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tensionuar dhe të shtunën Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, Michael Pompeo diskutoi mbi statusin e pastorit me Ministrin e Jashtëm të Turqisë Mevlut Çavusoglu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA