Për kreun e grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili rendi dhe siguria në vend janë më keq se kurrë.

Ai i referohet Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, ku Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë.

“Çdokush ne Shqiperi e ndjen dhe e provon perdite mungesen e ligjit dhe zbatimin e njeanshem, preferencial dhe penalizues te tij. Kjo i ka bere qytetaret dhe bizneset me te pasigurte se asnjehere. Rendi publik po perjeton dite te errta mosfunksionimi ne terren, humbje te betejes dhe nenshtrim ndaj trafiqeve e krimit te organizuar si dhe humbjen e plote te besimit te qytetareve. Sipas Indeksit të Ligjit dhe Rendit të Gallup për 2017, Shqipëria renditet e 78 në botë për sigurinë. Shqiperia eshte e fundit në Ballkan, me rezultatin më të ulët”, thotë Vasili.

Top Channel