Prokurori i Korçës, Elsion Sadikun, njëkohësisht edhe kandidat për Këshillin e Lartë të Drejtësisë, nuk ka arritur ta kalojë Vettingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me pjesëtare Brunilda Bekteshin, Olsi Komiçi dhe Lulzim Hamitaj, vendosi shkarkimin nga detyra të prokurorit Sadiku.

KPK në seancën dëgjimore u shpreh se ndaj prokurorit pati një denoncim publik për dy pedagogë në Korçë për parregullsi gjatë punës dhe master të rremë të dekanit të universitetit “Fan Noli” dhe gruas se tij.

Nga hetimi rezulton se shtetasi A.D. ka depozituar kallëzim ndaj dekanit dhe rektorit të Korçës. Sipas KPK, Subjekti i rivlerësimit në qershor 2015 ka marrë vendim për “pushim çështjeje” me arsyetim, se nuk plotësohen elementë të veprës penale. Nga verifikimi i dokumentacionit rezulton se subjekti nuk ka kryer veprime të plota dhe shteruese të pjesëmarrje dhe diplomim në Bullgari, ku provimet jepeshin në bullgarisht apo anglisht, ndërsa dy të dyshuarit (burrë e grua) nuk kanë paraqitur akte të njohjes së kësaj gjuhe.

Top Channel